Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndalohet shitja e dhenve e dhive në territorin shqiptar
👁6749
Ndalohet përkohësisht lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, nga ferma në fermë, shtegtimi dhe kullotja në kullota, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, ndalohet përkohësisht tregtimi i dhenve dhe dhive në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise të hapura, panaire dhe grumbullime të tjera në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Lejohet lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar. Vendimi vjen pas shpërthimit të murtajës te bagëtitë e imëta.