Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndalimi i anijes me aktivistët/ Mijëra qytetarë protestojnë në Athinë kundër Izraelit
👁2710
Mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës dhe Selanikut për të protestuar kundër ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes Madleen dhe aktivistëve që ndodheshin në bordin e saj me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Në Athinë, protestuesit u mblodhën në lagjen Panormu dhe më pas marshuan drejt ambasadës së Izraelit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të ekuipazhit, thyerjen e bllokadës në Gaza dhe fundin e “gjenocidit ndaj popullit palestinez”. Parulla “Liri për Palestinën” mbizotëronte në pankartat dhe thirrjet e protestuesve. Prania e policisë ishte dinamike dhe forca të...