Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i parë i “Iron Maiden”

Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i parë i “Iron Maiden”

Paul Mario Day, muzikanti britanik dhe këngëtari i parë i grupit legjendar të heavy metal-it Iron Maiden, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila njoftoi se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Australi. Edhe pse nuk është dhënë ende një shkak zyrtar i vdekjes, mediat britanike raportojnë se Day kishte vite që luftonte me kancerin. Paul iu bashkua grupit në dhjetor të vitit 1975, në moshën 19-vjeçare. Megjithatë, qëndrimi i tij në Iron Maiden zgjati vetëm dhjetë muaj. Në atë kohë, grupi ishte ende i panjohur dhe performonte në...