Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Elke Sommer, ikona e kinematografisë gjermane e Hollivudit
Aktorja legjendare gjermane Elke Sommer, e cila arriti të pushtonte Hollivudin duke ndërthurur shkëlqimin e skenës me një thjeshtësi dhe çiltërsi tokësore, është ndarë nga jeta në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, vetëm pak ditë përpara se të festonte ditëlindjen e saj të 86-të. Sommer, e cila luajti krah emrave më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Paul Newman, Peter Sellers dhe Dean Martin, la pas një karrierë të bujshme kinematografike që e shndërroi atë në simbolin e “Fräuleinwunder” (mrekullisë së femrës gjermane) dhe në një nga imazhet më të njohura ndërkombëtare të shekullit të kaluar. Sipas njoftimeve nga rrethi i saj familjar dhe mediat ndërkombëtare, aktorja i kaloi muajt e fundit të jetës ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim ishte...
Burimi:
kultplus.com