Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare komediani italian Alvaro Vitali

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare komediani italian Alvaro Vitali

Aktori i njohur italian Alvaro Vitali, një nga figurat më të dashura të kinemasë italiane të viteve ’70-’80 dhe ikonë e komedisë erotike, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në Romë, pas komplikimeve nga një bronkopneumoni e përsëritur.I lindur më 3 shkurt 1950, Vitali u bë i famshëm për publikun në rolin e “Pierinos”, personazhit të pazëvendësueshëm që përfaqësonte studentin shakaxhi e të pacipë, me batuta të guximshme dhe sjellje provokative, që fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm në Itali dhe më gjerë.Përveç roleve komike, ai ka lënë gjurmë edhe në kinemanë e autorit, duke luajtur në disa filma të regjisorit...
Burimi: Diasporashqiptare.al