Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e modeles së njohur dhe aktores Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber. Mediat amerikane raportojnë se është ndarë nga jeta djali i tyre 27 vjeçar Presley Gerber. Sipas mjekut ligjor të Qarkut të Los Angeles, ai vdiq të dielën, më 20 shtator, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, raporton TMZ. Familja Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga një zëdhënës i familjes.