Ndahet nga jeta ish zv.kryeministri Abdyl Xhaja, figurë e njohur e ekonomisë dhe politikës shqiptare

Ndahet nga jeta ish zv.kryeministri Abdyl Xhaja, figurë e njohur e ekonomisë dhe politikës shqiptare

Është ndarë nga jeta  pas një sëmundje të gjatë  e të pashërueshme në moshën 82-vjeçare, ish zv.kryeministri Abdyl Xhaja, një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare në dekadat e fundit të shekullit XX. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhaja la një gjurmë të thellë në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit, si dhe në skenën politike të viteve të tranzicionit. I lindur më 13 mars 1943 në Elbasan, Abdyl Xhaja përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri. Fillimet e tij profesionale ishin të lidhura...