Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës

Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës

Vdekja e Robert Papavramit, pedagogut të violinës të disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, është njoftuar edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta. “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave. Robert Papavrami njihet si një një nga figurat më të njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i...