Ndahet nga jeta aktori i njohur i Teatrit të Gjilanit, Jashar Shahiqi
12 September, 2026 - 20:50 Ka ndërruar jetë aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë, Jashar Shahiqi. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri i Gjilanit, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e aktorit. Jashar Shahiqi u lind më 17 mars 1954 dhe ishte një nga figurat e rëndësishme të skenës teatrore të Gjilanit dhe më gjerë. Në vitin 1977 përfundoi studimet në Degën e Artit Dramatik të Universitetit të Prishtinës, në klasën e profesorit Faruk Begolli. Gjatë gjithë karrierës së tij si aktor profesionist, Shahiqi i shërbeu skenës me përkushtim dhe dashuri për artin. Ai u vlerësua për interpretimet e tij dhe për aftësinë për t’i dhënë çdo roli identitet dhe thellësi artistike. Nga viti 2002 deri më 2005, ai...
Burimi:
kultplus.com