NATO teston teknologjitë e reja ushtarake në Letoni, në fokus dronët dhe komunikimi 5G

NATO teston teknologjitë e reja ushtarake në Letoni, në fokus dronët dhe komunikimi 5G

NATO po zhvillon në Letoni një nga eksperimentet më të mëdha të viteve të fundit për testimin e teknologjive të reja ushtarake, me fokus forcimin e komunikimit në fushëbetejë, integrimin e sistemeve të inteligjencës dhe mbrojtjen kundër dronëve. Eksperimenti, i njohur si “Digital Backbone Experimentation 2026” (DiBaX), nisi më 19 tetor dhe do të përfundojë më 30 tetor, duke u zhvilluar në bazat ushtarake Ādaži dhe Sēlija në Letoni. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Letonisë, këtë vit aktiviteti është zgjeruar ndjeshëm dhe përfshin tri drejtime kryesore: testimin e teknologjive të reja të komunikimit, zhvillimin e sistemeve kundër dronëve dhe përmirësimin e kapaciteteve për identifikimin dhe goditjen e objektivave në distanca të largëta. Një prej elementeve kryesore është përdorimi i teknologjisë 5G për të krijuar një...