NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të këtij misioni. Sipas njoftimit, këto përforcime, rrisin aftësinë e KFOR për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e tij. Batalioni i Forcës Shumëkombëshe të Rezervës Operacionale (ORF) mori përsipër detyrat nga Batalioni i Forcës Operacionale të Rezervës turke, sipas një plani rotacioni të forcave të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli (Itali). Ai ka një forcë prej rreth 270 ushtarësh dhe do...

Burimi: Javanews.al