NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca është plotësisht e gatshme t’u përgjigjet sulmeve hibride dhe sabotazheve ruse në Evropë, pas paralajmërimeve të reja nga shërbimet inteligjente daneze. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit të tyre. Gjatë një aktiviteti në Nju Jork për përkujtimin e sulmeve të 11 Shtatorit, Rutte theksoi se NATO ka në dispozicion të gjitha opsionet e nevojshme të përgjigjes për të përballuar kërcënimet në fushat kibernetike dhe të tjera hibride. Sipas tij, shpeshtimi i këtyre incidenteve tregon se Presidenti rus Vladimir Putin është në një pozitë të vështirë dhe po humbet luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e...