NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë më shumë avionë patrullimi detar, sisteme radarësh dhe dronë në Detin e Zi. Kështu njoftoi aleanca ushtarake të martën, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse me dronë ndaj anijeve në rajon, të cilat me sa duket lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainë. Njoftimi erdhi pasi organi kryesor vendimmarrës i NATO-s, Këshilli i Atlantikut të Veriut, diskutoi sigurinë në Detin e Zi në selinë e aleancës në Bruksel. “Përveç avionëve, dronëve dhe sistemeve të radarëve, anëtarët e NATO-s kanë dërguar ose do të dërgojnë agjentë dhe ekipe inteligjence për të kryer analiza mjeko-ligjore të eksplozivëve,” tha koloneli i Ushtrisë Amerikane Martin Martin L. O’Donnell, një zëdhënës ushtarak i NATO-s. NATO nuk ia ka atribuuar asnjë vendi valën e fundit të sulmeve. Analistët...