NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën
Rriten shqetësimet në NATO për veprimet e Rusisë dhe mundësinë e provokimeve ndaj vendeve të Aleancës. Zëvendëskomandanti suprem i NATO-s në Europë, gjenerali britanik Sir John Stryger, e ka cilësuar Vladimir Putinin si “gjithnjë e më të paparashikueshëm” dhe të gatshëm të marrë rreziqe. Duke folur për Associated Press në një konferencë sigurie në Estoni, Stryger tha se vendet e NATO-s duhet të tregohen veçanërisht të kujdesshme në një “mjedis të ndezshëm”. Sipas tij, Rusia mund të përpiqet ta provokojë Aleancën në mënyrë që të shkaktojë një reagim të tepruar dhe të krijojë përçarje mes vendeve anëtare. Shqetësimet lidhen me skenarë që përfshijnë sabotime, spiunazh, sulme me dronë apo raketa. Disa liderë europianë kanë ngritur shqetësimin se Moska mund të testojë reagimin e NATO-s. Kryeministri...
Burimi:
javanews.al