NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der Leyen e Rutte pas incidentit në Gjermani: Nuk do tolerojmë sjelljen e Moskës

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der Leyen e Rutte pas incidentit në Gjermani: Nuk do tolerojmë sjelljen e Moskës

Incidenti në aeroportin e Leipzig që Gjermania ia ka atribuar Rusisë, ka sjellë një reagim të fortë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Një ditë pas akuzave të Berlinit ndaj Moskës, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takuan në Bruksel për të diskutuar kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën.Von der Leyen e cilësoi incidentin si një përshkallëzim serioz, duke akuzuar rusine për një përpjekje që, sipas saj, mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima. Ajo paralajmëroi se Evropa nuk do të tërhiqet përballë presionit të Moskës.  “Ky ishte një sulm duke përdorur materiale të nivelit ushtarak, i kryer nga operativë rusë në tokën e BE-së. Dhe ne nuk do ta tolerojmë atë. Nëse...