Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!
Dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë, para udhëtimit drejt Austrisë për sfidën e radhës. Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër Austrisë në Vjenë. Në seancën e sotme, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve nga ndeshja e kaluar. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi stërvitjen me intensitet të plotë dhe përkushtim maksimal. Trajneri Franco Foda dhe stafi i tij u përqendruan në përgatitjet taktike, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si “Dardanët” synojnë ta përballojnë sfidën e nesërme.
Burimi:
javanews.al