Nations League/Maran: Statistikat tregojnë se jemi superiorë në Ligën C, ta mbyllim në krye grupin

Nations League/Maran: Statistikat tregojnë se jemi superiorë në Ligën C, ta mbyllim në krye grupin

Kombëtarja shqiptare do të luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, përballë Finlandës më 12 nëntor në “Air Albania” dhe tre ditë më vonë ndaj Bjellorusisë në Budapest. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar sot edhe listën me 27 lojtarët e grumbulluar. Pak përpara konferencës zyrtare për media, paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri italian shpalli listën dhe më pas doli në konferencë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve. Tekniku italian tregoi situatën në kampin kuqezi, ndërsa u ndal edhe te ecuria që ka pasur skuadra në këtë aventurë deri më tani në Ligën e Kombeve. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit Rolando Maran për mediat: LISTA PËR NDESHJET ME FINLANDËN DHE BJELLORUSINË – “Për sa i...