Natë tragjike në Elbasan, motomjeti përplaset me barrierat, humb jetën 31 vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pas mesnate në aksin rrugor Elbasan–Cërrik, në zonën e Gjergjanit. Një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi Mikail Kastlli, 31 vjeç, nga Gostima. Ai po udhëtonte me motomjetin e tij përgjatë këtij aksi kur, në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar, ka humbur kontrollin e mjetit. Motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore. Si pasojë e përplasjes së fortë, 31-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda trupore. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Nga të dhënat...
Burimi:
ntv.al