Natë tmerri në Himarë nga zjarret, turistët morën valixhet. Ministri Nufi: 171 efektivë në terren
Himarë ka përjetuar një nga netët më të tmerrshme, me flakët që dogjën banesa dhe rrezikuan jetën e qytetarëve të zonës dhe të turistëve. 171 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan gjatë natës për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri në Himarë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se Forcat e Armatosura vijuan gjatë natës ndërhyrjen në terren, në kuadër të përpjekjeve për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës. Sipas tij, në gatishmëri u vunë 171 efektivë, 10 mjete, një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë, të cilët qëndruan pranë komunitetit për t’u përballur me situatën e krijuar nga zjarri. “Mirënjohje dhe respekt për secilin prej tyre”, u shpreh Nufi, duke vlerësuar angazhimin e efektivëve të Forcave të Armatosura...
Burimi:
kohajone.com