NATA E LUFTES SHBA-IRAN QE MUND TE NDRYSHOJE BOTEN
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh kundër objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, duke e çuar në një tjetër nivel përplasjen ushtarake mes Uashingtonit dhe Teheranit. Komanda Qendrore amerikane, CENTCOM, konfirmoi se forcat e SHBA-së goditën instalacione që i përkasin Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, IRGC.Shpërthime u raportuan fillimisht në Bandar Abbas, Chabahar dhe në ishullin Qeshm, ndërsa më pas u dëgjuan shpërthime edhe në Jask, Sirik dhe Minab. Një zyrtar amerikan i tha Axios se sulmet amerikane po zhvilloheshin kundër objektivave iraniane pranë Hormuzit, një prej pikave më strategjike të transportit detar në botë dhe një korridor jetik për furnizimin global me energji. Sipas CENTCOM, operacioni erdhi pas përpjekjeve të fundit të Gardës Revolucionare iraniane për të sulmuar anijet tregtare...
Burimi:
ntv.al