Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes së thellë të zgjedhjeve: Listat, justifikimet dhe pazaret, njësoj me të Bashës

Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes së thellë të zgjedhjeve: Listat, justifikimet dhe pazaret, njësoj me të Bashës

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, kritikat ndaj drejtimit të Partisë Demokratike janë intensifikuar. Në qendër të debatit është vendosur mungesa e reflektimit dhe zbatimit të statutit të partisë nga kreu i PD-së, Sali Berisha përfshirë edhe zbatimin e ashtuquajturit “Neni Basha”, i cili dikur ishte përdorur kundër paraardhësit të tij, Lulzim Basha. Megjithëse aleatët e tij politikë nuk kanë folur hapur për largimin e Berishës, shumë prej tyre janë shfaqur të pakënaqur me rezultatin dhe kanë dhënë sinjale të qarta për nevojën e një reformimi të thellë të opozitës. Ndër ta, kreu i Partisë...