Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Napoli kërkon sulmuesin, kushton 40 milionë euro
Napoli po punon fort në këtë merkato, teksa synon që në sezonin e ri të mbrojë titullin kampion. Napoletanët pëlqejnë Ndoye, sulmues i cili ka spikatur me Bolognan. Ndoye vlerësohet me 40 milionë euro nga Bologna, ndërsa kampionët e Italisë për momentin nuk shkojnë më shumë se 35 milionë euro. Ekziston mundësia që palët të gjejnë një të mesme, për të shkuar kështu te akordi. Ndoye shihet si afrimi i duhur për Conten dhe stili i lojës së tij përshtatet shumë me atë që kërkon trajneri. Në sezonin e fundit, lojtari u aktivizua në 40 ndeshje në kampionat.