Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Napoli, ish-bashkëlojtari i Zhegrovës: Më kujton Robben, është më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë
👁6084
Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, Andrea Rocco Padula, ish-shok skuadre i Edon Zhegrovës në kohën kur të dy luanin te Baseli, ka dhënë disa mendime pozitive për sulmuesin kosovar, i cili pëlqehet shumë nga Napoli: “Nga pikëpamja cilësore, është një nga futbollistët më të mirë me të cilët kam luajtur, në mos më i miri. Ai gjithmonë përballet drejtpërdrejt me kundërshtarin, e mban topin gjithmonë ngjitur në këmbë, qoftë kur përshpejton, qoftë kur bën driblime në hapësira të ngushta. Është një nga ata lojtarë të majtë që japin më të mirën kur luajnë lart në krahun e...