Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik, avokati i viktimës: Po kërkon të shmangë burgun e përjetshëm
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, e ka cilësuar si përpjekje për të shmangur dënimin me burg përjetë të Naim Murselit vendimin e Gjykatës për ekzaminimin psikiatrik të këtij të fundit. Avokati Leutrim Syla tha se veprim është një përdorim i padrejtë i procedurave ligjore me synim vonimin e procesit gjyqësor apo përpjekje për të lehtësuar përgjegjësinë penale të të akuzuarit. “Vendimi i gjykatës për të pranuar këtë kërkesë është në përputhje me procedurat ligjore, por nga ana jonë shihet si një manovër e mbrojtjes për të vonuar procesin ose për të shmangur përballjen e plotë me drejtësinë. Kjo është...