Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nafta me 1 euro për litër, superjahti “Andromeda” ankorohet në Portin e Durrësit për furnizim
Këtë të martë, në kalatën numër 5 të Portit të Durrësit ka mbërritur superjahti luksoz “Andromeda”, një nga mjetet më të mëdha lundruese private në botë, me një tonazh prej 5937 GT dhe 107.4 metra i gjatë. Jahti është në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Milner, një emër i njohur në botën e teknologjisë dhe investimeve, i cili ka kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e disa prej kompanive më të mëdha globale si Facebook, Twitter, Airbnb, Spotify, Alibaba, Wish etj. “Andromeda” ka dhe një pistë helikoptermbajtëse dhe hangar për helikopter duke e bërë të përshtatshëm për ekspedita në zona të...