Nafta e shpëtoi Shqipërinë nga Traktati i fshehtë i Londrës

Nafta e shpëtoi Shqipërinë nga Traktati i fshehtë i Londrës

Nga: Astrit Avdulaj Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali ishte shumë e rëndësishme për krijimin e një shteti shqiptar. Ky akt, në kushtet kur si rezultat i Luftërave Ballkanike, gati i gjithë territori ishte i pushtuar nga ushtritë e fqinjëve veriorë dhe jugorë, nuk mund të realizohej pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Perandorisë Austro-Hungareze dhe ndikimin pozitiv të Italisë, e cila kishte interesat e veta. Mbas tetë muajsh, më 29 Korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër caktoi kufijtë e Shqipërisë, duke lënë jashtë trojeve etnike rreth 60 për qind të territorit dhe dy të tretat e shqiptarëve. Gjithashtu, Shqipëria do të ishte për dhjetë vjet nën mbikëqyrjen e fuqive të mëdha nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK). Me...