Nadezda Tokareva dhe Maja Kastratovik përmbyllin Kamerfest me koncertin ‘Perlat virtuoze dhe romantike për violinë dhe piano’
Flonja Haxhaj Muzika klasike, ndjeshmëria romantike dhe virtuoziteti interpretues u ndërthurën mbrëmë në koncertin përmbyllës të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale, Kosova Kamerfest. Nën titullin ‘Perlat virtuoze dhe romantike për violinë dhe piano’, mbrëmja solli një udhëtim muzikor përmes veprave të kompozitorëve të njohur, duke vënë në pah pasurinë shprehëse të repertorit klasik dhe dialogun e veçantë artistik mes dy instrumenteve, shkruan KultPlus. Koncerti u mbajt mbrëmë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, me interpretimin e violinistes Nadežda Tokareva dhe pianistes Maja Kastratovik nga Sllovenia. Përmes një programi që ndërthuri lirizmin, elegancën melodike dhe pasazhet virtuoze, dy muzikantet i dhanë mbrëmjes një karakter të veçantë, duke e shndërruar koncertin në një takim me disa prej veprave më përfaqësuese të repertorit për violinë dhe piano. Në këtë...
Burimi:
kultplus.com