‘Na ruajtë Zoti!’, Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

‘Na ruajtë Zoti!’, Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në emisionin “Syri Dixhital” në Syri TV, me moderator Bled Marku, foli në lidhje me mungesën e sigurisë ushqimore në vend, duke e cilësuar si një skandal të përsëritur. Ai kritikoi ashpër institucionet dhe qeverinë për mosveprim dhe theksoi rrezikun nga produktet e infektuara, si mishi me salmonelë.  “Do të thoja që ky është një prej skandaleve të shumta që kanë ndodhur të paktën këto dy muajt e fundit. Rasti i helmimit apo rasti i mosgarantimit të sigurimit ushqimor janë të përsëritura tashmë. Nuk ka sesi të ofrohet siguri ushqimore dhe nuk ka...
Burimi: Syri.net