“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7 tetori 2023, por që rrallëherë ishte zbatuar ndaj banorëve përveç peshkatarëve. Ky kufizim, vjen në një kohë kur banorët e Gazës po përballen me mungesë ekstreme uji, temperatura përvëluese dhe kushte të mjerueshme humanitare në kampet e mbipopulluara. “Janë vendosur kufizime të rrepta sigurie në zonën detare pranë Gazës, hyrja në det është e ndaluar”, shkruan zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një postim në platformën X. “Kjo është një thirrje për peshkatarët, notarët dhe zhytesit, qëndroni larg detit. Hyrja në plazh apo në ujë përgjatë gjithë Rripit të Gazës rrezikon jetën tuaj.” Ndonëse ky kufizim ishte shpallur që në...