“Na fut në burg për një status”, Abilekaj paralajmëron për ligjin e ri penal: Po burgoset fjala, jo shpifja

“Na fut në burg për një status”, Abilekaj paralajmëron për ligjin e ri penal: Po burgoset fjala, jo shpifja

Gazetari Enton Abilekaj ka ngritur alarmin për përmbajtjen dhe qëllimet e ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të propozuara nga mazhoranca, gjatë një interviste për nje emision televiziv. Sipas Abilekajt, ky projekt është sjellë tinëzisht menjëherë pas zgjedhjeve, ku Partia Socialiste fitoi 83 mandate dhe ka tashmë mundësinë të miratojë ligje sipas interesit të saj. Ai theksoi se mazhoranca po paraqet një projektligj që kërkon 84 vota dhe synon të ndalojë qytetarët të flasin për vendime gjykatash, duke i kërcënuar me burgim për shprehje të lirë. “Nuk është vetëm kjo,” deklaroi Abilekaj, “na fut në burg edhe nëqoftëse shkruajmë ose...