Muzika klasike shqiptare dhe spanjolle takohen në Almeria

Muzika klasike shqiptare dhe spanjolle takohen në Almeria

Një ngjarje e veçantë muzikore do të zhvillohet më 29 dhe 30 prill në qytetin bregdetar të Almerias, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër një Duo Recital për violonçel dhe piano, me pjesëmarrjen e Prof. Pjetër Guralumit, një prej violonçelistëve më të njohur shqiptarë, dhe pianistes Laura Lila, e afirmuar në skena të ndryshme evropiane.Koncerti sjell një program të kuruar me kujdes, ku ndërthuren vepra nga kompozitorë shqiptarë të traditës si Tonin Harapi dhe Çesk Zadeja, me krijime të kompozitorëve bashkëkohorë akademikë si Vasil S. Tole dhe Rauf Dhomi. Po ashtu, do të interpretohen edhe pjesë...
Burimi: Diasporashqiptare.al