Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Muzika elektronike e ‘Çeço Fest’, Gjirokastra për të gjashtën herë nën ritme të paharrueshme
Kalaja e Argjirosë për të gjashtin vit radhazi magjepset nga ritmet e “Çeço Fest”, duke shënuar në kujtesën kulturore të vendit edhe një tjetër përvojë që nuk harrohet. Duke filluar nga mbrëmja e 8 gushtit qyteti i Gjirokastrës do të jetojë nën meloditë e festivalit, për të përjetuar edhe njëherë magjinë e muzikës elektro. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë dy ditë intensive me performanca të paharruara nga artistë të njohur, gjë që edhe provon se ky festival për një kohë të gjatë është kthyer në “shtëpinë” e DJ-ve, dhe admiruesve të muzikës, duke mos i dëshpëruar asnjëherë me atë çka ofron dhe shfaq. Flamur Golemi, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, e cilësoi këtë festival si një tjetër fundjavë të paharrueshme: “Vera vazhdon me...