Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Muzeu i Skënderbeut në Krujë, magnet për turistët nga e gjithë bota
👁3151
Kruja po përjeton një bum turistik këtë sezon, me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që mbetet një nga pikat më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Në një video të publikuar nga ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, dallohet fluksi i lartë i vizitorëve që hyjnë në ambientet e muzeut, një tablo që dëshmon interesin e vazhdueshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare.Sipas autoriteteve, ndalesa në këtë muze është tashmë pjesë e itinerarit të detyrueshëm për pjesën më të madhe të grupeve turistike që vizitojnë Shqipërinë. Krahas tij, Muzeu Etnografik i restauruar rishtazi dhe Pazari karakteristik i Krujës po tërheqin gjithnjë...