Muzeu i ri i Londrës hap dyert pas një investimi prej 437 milionë paundësh, por kritikohet për mungesë identiteti
Pas dhjetë vjetësh punë dhe një investimi që arriti në 437 milionë paundë, Muzeu i ri i Londrës është hapur me synimin për të rrëfyer historinë dhe identitetin e një prej qyteteve më të rëndësishme në botë. Megjithatë, hapësira e re muzeale ka ngjallur edhe kritika, veçanërisht për mënyrën se si është konceptuar ekspozita dhe për mungesën e një identiteti të qartë. Projekti, i cili fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 337 milionë paundë, ka tejkaluar buxhetin me rreth 100 milionë paundë. Muzeu i dikurshëm i Londrës, i vendosur në London Wall nga viti 1976 deri më 2022, është zhvendosur në Farringdon, pasi ndërtesa e vjetër kishte hapësirë të kufizuar dhe ishte e vështirë për t’u gjetur nga vizitorët. Hapësira e re karakterizohet nga arkitektura e...
Burimi:
kultplus.com