Muzeu Historik i Shkodrës pasurohet me pesë harta historike

Muzeu Historik i Shkodrës pasurohet me pesë harta historike

Fondi i Muzeut Historik të Shkodrës është pasuruar së fundmi me pesë harta me vlerë të veçantë historike, një dhuratë e çmuar nga z. Gjergj Marena, një qytetar i njohur për pasionin e tij ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore. Këto dokumente të rralla përbëjnë një kontribut të vyer në ruajtjen e kujtesës sonë historike, duke reflektuar dashurinë për qytetin e Shkodrës dhe ndjenjën e fortë të identitetit kombëtar, transmeton KultPlus. Ky akt bujar u kurorëzua përmes një ceremonie simbolike të titulluar “Një Dhuratë me Vlerë Historike”, ku u shpreh mirënjohja për këtë kontribut me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të qytetit. “Një falënderim i veçantë për Gjergj Marena, për përkushtimin, vizionin dhe kontributin e tij në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.” – shkruan Beci në profilin e tij...