Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi të mërkurën se manjati i teknologjisë Elon Musk do të ketë një rol udhëheqës në një program të ri të Pentagonit, që synon të shqyrtojë të ardhmen e luftës dhe teknologjive ushtarake. Duke folur para personelit ushtarak në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantico, Virxhinia, Hegseth tha se Musk dhe sipërmarrësi i dronëve Palmer Luckey do të jenë ndër drejtuesit e nismës, të pagëzuar si Projekti Meridian. Pentagoni pret që programi të paraqesë gjetjet e tij brenda 120 ditëve. Sipas Hegseth, synimi është të shqyrtohen në mënyrë krijuese zhvillimet e ardhshme dhe të identifikohen fushat ku ushtria amerikane duhet të investojë, si dhe kapacitetet që duhet të zhvillojë. Një nga çështjet kryesore të programit do të...
Burimi:
javanews.al