Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
MURTAJA SHPERTHEU!
Jusuf Buxhovi Lam Mula erdhi çastin që tellallët, me çirrjet për shpërthimin e murtajës dhe fermanin e mbylljes, kalonin nga Çarshia e Madhe te pjesa që shpjente te Ura e Tabakut për në Shkukëz, ku tashmë, flitej se ishte hapur një gropë e mëdha me gëlqere, një si varr i përbashkët, pët të vdekurit nga murtaja. Dukej tejet i shkallmuar. “Filloi dënimi ynë me vdekje”. Ia ktheva se nuk do t’i nënshtrohemi këtij dënimi, pa marrë parasysh se tellallët thonë se e kemi nga Perendia. I thashë se këtë e kemi nga robi, dhe çfarëdo që vjen nga robi, ka edhe ilaçe. “Sidoqoftë, murtaja është murtajë… Ajo e bën të veten…” Ia përkujtova grrithen në Malsi kundër murtajës së fundi. “Mikrrobi mundet me mikrob…” N’ato...