Murtaja shfaqet edhe në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

Murtaja shfaqet edhe në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

FOTO ILUSTRUESE BULQIZË-Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit, në njësinë administrative të Bulqizës, është prekur nga sëmundja e murtajës. Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa, e cila përbëhet nga afro 700 krerë. Rasti i parë me murtajë të bagëtitë, u regjistrua në Shkodër, ku Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve raportoi se sëmundja u identifikua në një fermë të dhive në fshatin Postribë. Ferma në fshatin Domen, Shkodër, është vendosur në karantinë, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli njoftoi eleminimin e bagëtive të infektuara....
Burimi: Zeri.ai