Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Muri i Lotëve, historia tragjike e njërit prej objekteve më të famshme në Jerusalem (FOTO)
Muri i Lotëve ose Muri i Vajtimit, përbëhet nga blloqe të mëdha gurësh me peshë deri në 100 tonë secili, të ndërtuara pa ndonjë element lidhës midis tyre. Hapësira përballë Murit, ku jo shumë kohë më parë qëndronin shtëpitë, funksionon si një sinagogë në ambient të hapur Për ata që nuk janë hebrenj, ai është fragment i vjetër i një muri më shumë se 2000 vjeçar. Por për hebrenjtë, ai është një element thelbësor i historisë dhe identitetit të tyre. Kjo është e vetmja gjë që ka mbetur nga “Tempulli i Dytë” që ndodhej dikur në Malin e Tempullit, dhe që u shkatërrua nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit. Muri Perëndimor është pjesë e kompleksit të Malit të Tempullit, i konsideruar si një vend...