Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Municion luftarak në banesë! Lirohet vëllai i deputetit të PS, i caktohet masa “detyrim paraqitje”
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka liruar Denis Hasallën, 35 vjeç, me detyrë Drejtor Kabineti dhe mbikqyrës i menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit, njëherësh vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' pë Hasallën dhe Bledar Çullhajt, të cilët u arrestuan gjatë kontrolleve policore më 21 korrik, në kuadër të hetmeve lidhur me djegien e fushës së mbetjeve të inceneratorit. Denis Hasallës iu gjetën në banesë 30 fishekë luftarakë. Ai aktualisht mban pozicionin e drejtorit të kabinetit në bashkinë e Peqinit. Bashkë...