“Mungon vetëm firma!” Laporta jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës

“Mungon vetëm firma!” Laporta jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës

18 Maj 2025 11:50 Telesport Një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës. Presidenti Joan Laporta ka zbuluar se Lamine Yamal më në fund ka rinovuar kontratën. Më saktë, do ta bëjë për pak ditë. “Akordi me lojtarin është arritur. Tashmë e vetmja gjë që mungon është firma”, deklaroi Laporta për mediat spanjolle. Ai theksoi lidhjen e veçantë që Yamal ka me klubin dhe bashkëlojtarët. “Lamine është një gjeni i futbollit, i cili kënaqet duke luajtur për Barcelonën. Ai ka lidhje të fortë me lojtarët dhe me të gjithë pjesëtarët e klubit”.
Burimi: Telesport.al