Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mungesë uji në mes të verës/ Thahet Lazarati, ankohen banorët: Uji në çezma vjen me orar
Uji në çezmat e banesave në Lazarat shkon me orar të kufizuar, ndërsa banorët thonë se nuk plotësojnë dot as nevojat për konsum familjar. Ndonëse u investua për ndërtimin e një ujësjellësi të ri, që do të siguronte ujë 24 orë për banorët, në Lazarat kjo gjë nuk ka ndodhur. Banorët shprehen se sasia e ujit nuk mjafton as për konsum familjar, e jo më për aktivitetet bujqësore apo blegtorale me të cilat jeton shumica e zonës. Situata vijon të jetë shqetësuese, ndërsa mungojnë burimet zyrtare për arsyet e mungesës së furnizimit, pavarësisht projektit të përfunduar.