Mungesë mësuesish dhe mjekësh në BE – në Shqipëri, 95% e bizneseve hasin vështirësi në rekrutim
Mësuesit, profesionistët e shëndetësisë dhe specialistët e teknologjisë së informacionit janë profesionet me mungesat më të mëdha të fuqisë punëtore në Bashkimin Europian. Të dhënat raportit Skills for Jobs 2026, të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), tregojnë se tregu europian i punës po përballet me vështirësi të vazhdueshme për të gjetur punonjës me kualifikimet e duhura. Sipas të dhënave të publikuara edhe nga Komisioni Europian, profesionistët e arsimit kryesojnë renditjen e profesioneve me mungesa, me një tregues të çekuilibrit prej rreth 0.4, të ndjekur nga profesionistët e shëndetësisë dhe ata të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), me përkatësisht rreth 0.37 dhe 0.34. Mungesat janë të konsiderueshme edhe për teknikët e shëndetësisë, specialistët e biznesit dhe administrimit, menaxherët dhe profesionistët e...
Burimi:
syri.net