Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Mundi Egnatian me penallti, Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë 2024/25
👁8003
Egnatia-Dinamo 2-2 (4-5 pen) (Guindo 45’+3′ , Bakajoko 90’+5′ / Itodo Mandela 17′, 61′). Dinamo Siti fiton Kupën e Shqipërisë 2024/2025. Blutë e drejtuar nga Ilir Daja mposhtën me penallti 4-5 trofembajtësen në fuqi Egnatian duke koleksionar trofeun e 14-të në historinë e saj 75 vjeçare. Finalja e luajtur në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit ishte spektakolare. Katër gola në 90′, nga dy për secilën skuadër, u shënuan nga tre afrikanë (Guindo, nga Mali, Bakajoko nga Bregu i Fildishtë dhe Itodo Mandela (2) nga Nigeria). Në shtesë rrogozhinasit ishin më kërkues por blutë u mbajtën mirë dhe në fund vendosi “rueta...