Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mund të mos ia dal kësaj here”, orët e fundit të Papa Françeskut para se të ndërronte jetë. 17 minutat e takimit me JD Vance dhe dhurata për fëmijët e zv.Presidentit
👁8171
Papa ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare – një ditë pasi bëri një paraqitje shumë të pritur në Sheshin e Shën Pjetrit në të Dielën e Pashkëve. Papa Françesku doli dje për t’i uruar turmës prej dhjetëra mijëra njerëzish një “Gëzuar Pashkët” nga automjeti i hapur papnor. “Rroftë Papa! Bravo,” thërriste turma teksa Françesku kalonte nëpër shesh dhe pastaj përgjatë bulevardit kryesor që të çon atje. Ai ndalej herë pas here për të bekuar foshnjat që i sillnin pranë. “Vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët,” tha Françesku. Françesku nuk e kremtoi Meshën e Pashkëve në shesh, duke ia deleguar atë Kardinalit...