Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar
Fillimi i sezonit 2026/27 në Superligën e Turqisë ka sjellë në vëmendje formën e shkëlqyer të futbollistëve shqiptarë, me Ernest Muçin dhe Ermal Krasniqin që po diktojnë ritmin në fazën ofensive të skuadrave të tyre. Mesfushori i Kombëtares, Ernest Muçi, i cili aktivizohet me Trabzonsporin, ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive pas publikimit të statistikave të fundit për krijimin e shanseve për gol. Në 332 minuta të luajtura përgjatë 5 ndeshjeve, Muçi ka gjeneruar 4 shanse të pastra për shokët e skuadrës, duke u renditur i katërti në të gjithë kampionatin turk. Ajo që bie në sy është mesatarja e tij e lartë prej 1.08 raste të krijuara për çdo 90 minuta. Në këtë klasifikim statistikor, Muçi ka lënë mbrapa edhe yllin botëror, Mohamed Salah....
Burimi:
javanews.al