Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me protestat e zhvilluara muajt e fundit, duke theksuar se sulmet e tij nuk ishin të drejtuara ekskluzivisht ndaj Lëvizjes Bashkë, por ndaj të gjithë aktorëve që, sipas tij, kanë ndikuar në delegjitimimin e Berishës dhe PD-së brenda protestës. I ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, Muçi u shpreh se reagimi i Berishës lidhet me perceptimin e tij se po humbet ndikimin politik. “Unë mendoj se ai e ndjen që sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë defaktorizohet dhe aq më shumë i humbet retorika,” tha Muçi. Sipas deputetit të Lëvizjes Bashkë, sloganet dhe qëndrimet kritike ndaj klasës politike nuk janë produkt i një grupi të vogël...