“M’u bllokua arma…”, Tase tregon atentatin ndaj vëllezërve Boriçi: Kur dogjëm makinën, u dogja edhe vetë

“M’u bllokua arma…”, Tase tregon atentatin ndaj vëllezërve Boriçi: Kur dogjëm makinën, u dogja edhe vetë

Të tjera detaje tronditëse ka zbardhur në seancën e sotme për dosjen “Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi.  Në dëshminë e tij këtë të martë, i penduari i tretë i drejtësisë tregoi momentin e atentatit ndaj Agim Boriçit dhe të vëllait të tij. Para togave të zeza ai tha se së bashku me Henrik Hoxhajn i qëlluan nga 5 metër largësi dhe sesi iu bllokua arma. “Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij. Boriçi ishte duke pirë kafe me vëllanë. Henriku tha, aq më mirë. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë...