‘Mreti’ shqetësohet për problemet e qytetarëve, ironia e Palokës: Asnjë hall nuk kanë, nuk duan as ujë, as bukë, as drita…

‘Mreti’ shqetësohet për problemet e qytetarëve, ironia e Palokës: Asnjë hall nuk kanë, nuk duan as ujë, as bukë, as drita…

Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar takimet e fundit të Ramës nëpër bashkitë e vendit ku kërkon dorëheqje e ku pranon dështimin total të qeverisjes së tij. “Pas 12 vjetësh në pushtet e një muaj pas 83 mandateve “mreti” shqetësohet për problemet e qytetarëve…”, shkruan Paloka. “Kot shqetësohesh o “mret” asnjë hall nuk kanë ata që të votojnë ty”. “A nuk i ke parë nëpër rrjete sociale si thonë: Nuk duam as ujë, as bukë, as drita , madje edhe ajrin e preferojnë në formën e tymit helmues të plehrave”. “Vetëm mretin ta kemi mirë”, shkruan kreu i Këshillit Kombëtar...
Burimi: Syri.net