“Mposhtini në shtëpinë e tyre”; thirrja e Vuçiç i “vë zjarrin” ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Mposhtini në shtëpinë e tyre”; thirrja e Vuçiç i “vë zjarrin” ndeshjes Shqipëri-Serbi

Në një fjalim të mbajtur në qytetin e tij të lindjes, Nish, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndezi atmosferën përpara një prej përballjeve më të tensionuara të futbollit ballkanik. Në prani të mijëra simpatizantëve, ai iu drejtua publikisht trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, i pranishëm në miting, me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në qershor do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur!” Kjo thirrje, e bërë nga një podium politik dhe në një klimë të ndezur kombëtare, ka rizgjuar menjëherë kujtimet e antagonizmit historik mes dy kombeve, një rivalitet që e tejkalon futbollin dhe mbart pas vetes plagë...
Burimi: Telesport.al